Futboll Seria A

Merkato/ Roma ofron Defrel në këmbim të Sansones

Roma është duke u interesuar për Sansonen dhe ka ofruar Gregoire Defrelin për 26 vjeçarin.

Roma është duke tentuar që të shkëmbejë Gregoire Defrel me sulmuesin e Villarrealit, Nicola Sansone.

Mediaset Premium raporton se drejtori sportiv Monchi është në bisedime me klubin spanjoll për ish lojtarin e Sassuolos, Sansone.

Tani 26 vjeçar, Sansone ka lindur në Gjermani dhe rrjedh nga akademia e Bayern Munich, por shpërtheu vetëm te Sassuolo nën urdhëratë e trajnerit tashmë të Romës, Eusebio Di Francesco.

Ai u shit në Villarreal për 13 milionë euro në vitin 2016, ku është zhvilluar shumë si lojtar teksa ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar dy asiste në 13 paraqitje këtë sezon.

Sansone mund të luajë si qendër sulmues, prapa sulmuesit dhe si anësor.

Ideja e Romës është që të ofrojë Defrelin për Sansonen, që u mor gjatë verës në formë huazimi për 5 milionë me obligim për ta blerë në fund edhe 15 të tjera.

26 vjeçari francez ka luajtur 11 ndeshje këtë sezon në Serie A dhe Ligën e Kampionëve, duke mos lënë gjurmë.

Related posts

I MJAFTON 19 MINUTA LOJË/ Mesfushori Fleck zhbllokon sfidën ndaj Manchester United, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

SHQIPËRI-FRANCË/ E pabesueshme çfarë humb Rei Manaj, ja momenti (VIDEO)

Delo.autor

MANCHESTER UTD NË EPËRSI/ Ka shënuar Pogba nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment