Futboll Premier League Sport

ASIST I RRALLË VJEN NGA ANGLIA/ Sulmuesi i Cardiff nxjerr nga hiçi pasimin perfekt në ndeshje (VIDEO)

Përballja e së shtunës në kategorinë e dytë të futbollit anglez (Championship) Lids-Kardif 3-3 fiksoi një nga shpikjet më të bukura të sezonit. Në sfidën e çmendur midis Kardifit dhe Lidsit, sulmuesi i Kardifit Li Tomlin dhuroi një asist të rrallë për shokun e skuadrës Robert Gatzel për të shënuar golin e barazimit të jashtëzakonshëm në minutën e 88-ë.

Anglezi Tomlin nuk mendoi ta kontrollonte topin, por kërceu dhe pasoi me thembër topin për gjermanin Gatzel duke i dhënë mundësinë të barazonte takimin 3-3 dy minuta nga fundi i lojës.

Shumë persona në rrjetet sociale kanë hedhur idenë se pasimi i mrekullueshëm i 30-vjeçarit Tomlin mund të jetë ndoshta “Asisti më i bukur i të gjitha kohërave në futboll”. Megjithatë, Tomlin duhet të gëzohet me faktin se ka fituar shumë fansa me veprimin e tij spektakolar.

Related posts

Ndeshja kundër Realit, zbulohet sa do mungojë Neymar

Q.Autor

Mourinho: Manchester United po “identifikohet” me Paul Pogba…

Q.Autor

“MESSI REFUZON RINOVIMIN”/ “Bomba” e mediave spanjolle: “Pleshti” do largohet nga Barça në 2021-in!

Delo.autor

Leave a Comment