Futboll Seria A

MERKATO/ Romës i ofrohet transferimi i Dembeles nga Celtic

Skuadra italiane Roma është në kërkim të një sulmuesi.

Kjo pasi sulmuesi boshnjak Edin Dzeko është afër transferimit në futbollin anglez tek Chelsea.

Roma nga shitja e Dzekos pritet të fitojë 30 milionë euro si dhe pesë të tjera bonuse.

Ndërkohë ‘Giallorosët’ tani janë duke planifikuar disa lëvizje në fund të afatit kalimtar të janarit.

Sipas raporteve të fundit që vijnë nga Italia, skuadra skoceze Celtic i ka propozuar Romës transferimin e Moussa Dembeles.

Dembele ka deklaruar se dëshiron të largohet nga Celtic dhe klubi skocez i ka vendosur çmimin e largimit prej 17 milionë euro.

Ende nuk ka ndonjë përgjigje zyrtare nga Roma nëse do ta transferojë apo jo sulmuesin.

Gjithsesi ‘Giallorosët’ kanë treguar gatishmërinë se do të blejnë në janar dhe prioritet mbetet Michy Batshuayi dhe Nicola Sansone.

Related posts

TË PAPËRMBAJTSHËM/ City përmbys në 8 minuta me De Bruyne dhe Mahrez, ja golat (VIDEO)

Delo.autor

NUK E DINIM/ ”SHQIPONJA” Khabib ndjek këtë SHQIPTAR të famshëm në INSTAGRAM (FOTO)

Isa.Autor

Ozil refuzoi 25 mln euro në sezon para se të rinovonte me Arsenal-in

Q.Autor

Leave a Comment