Futboll Seria A Sport

DERBI I MADONINËS/ Milani ndal marshimin e Interit me përmbysje dhe rihap kampionatin

Milani mund Interin në derbin e Milanos me rezultatin 1-2. Një fitore spektakolare e djemve të Piolit me përmbysje, të cilat hapin garën për titullin kampion në Serinë A.

Në pjesën e parë Interi ishte më kërkues dhe arriti të gjejë golin me Dumfris, por u anulua për pozicion jashtë loje. Zikaltërit vazhdonin të shtynin përpara dhe patën raste të pastra ,por portieri Menja ishte në super formë. Ndeshja u zhbllokua me kroatin Perisiç, i cili mori një kros nga Çalhanoglu dhe goditi topin fluturimthi.

Në pjesën e dytë Milani bëri përmbysjen e madhe me Oviler Zhiru. Francezi shënoi dy gola brenda pak minutash duke ngritur në këmbë “San Siron”.

Me këtë fitore Milani shkon në kuotën e 52 pikëve, një më pak se Interi por zikaltërit kanë një ndeshje për të luajtur.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Përplasja me bukuroshen seksi, Antonio Cassano përjashtohet nga… (FOTO)

Delo.autor

Batha “ndez motorët” në Greqi, pret përgjgje nga Panucci

Sadik.Autor

Barcelona 307 milionë euro në gjashtë muaj për pesë lojtarë, Neymar ‘ëngjëll dhe djall’ (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment