Futboll Seria A

Merkato te Juve, Marotta zbardh situatën për Allegri dhe Alex Sandro

Është kohë për merkaton dimërore në shtëpinë bardhezi të Juventus, pikërisht aty ku Alex Sandro po joshet nga shumë klube të mëdha. “Politika e Juventusit është e tillë, që nëse një futbollist na kërkon të largohet, ne nuk e mbajmë kundër dëshirës së tij.

Në lidhje me Alex Sandro jemi në dijeni të interesimit të klubeve të mëdha, por për momentin nuk kemi ngritur asnjë tratativë”, sqaroi administratori i deleguar i klubit torinez, Marotta.

Rezultate imazhesh për Allegri marotta

Drejtuesi i lartë bardhezi ka sqaruar edhe situatën delikate në lidhje me të ardhmen e trajnerit të Juvntus, Allegri. “Ai ka akoma edhe dy vite kontratë, por do të qëndrojë shumë gjatë me ne”, u shpreh Marotta.

Juventusi aktualisht renditet në vend të dytë të klasifikimit të Seria A, dhe përveç titullit të shtatë rradhazi, vijon mbi të gjitha të gjurmojë Champions League, që në Torino mungon që nga viti i largët 1996. “Vitin e kaluar mungoi qershia mbi tortë. Këtë vit do ta provojmë sërish, Championsi është gjithmonë objektivi ynë primar”, përfundoi Marotta në deklaratën e tij për “Rai”.

Related posts

E PABESUESHME/ I “vodhi” Tonalin, Milan i merr edhe Kumbullën Interit?

Delo.autor

SFIDA NDAJ SPANJËS PËR “EURO 2020″/ Mesfushori Kovacic: “Furia” ka shumë yje, por ai është motori i tyre

Delo.autor

E BUJSHME NGA FRANCA/ Lajme të këqija për PSG, “makthi” i Realit mund të mungojë në Champions

Delo.autor

Leave a Comment