Futboll Seria A

Mertens: Nëse fitojmë titullin, bëjmë 5 ditë festë

Dries Mertens u rikthye te goli me Napolin, pas plot 85 ditësh agjërim, por këtë herë i dha 3 pikët skuadrës së tij, që vijon të qëndrojë në krye të kampionatit. Sulmuesi belg nuk e fsheh se synimi i vetëm i napolitanëve është triumfi në Serinë A, që sipas Mertensit do t’i hapë udhë një feste madhështore në qytet.

“Jemi të parët dhe jemi shumë të lumtur. Duam t’i marrim ndeshjet me radhë dhe të mbajmë këtë pozicion deri në fund të kampionatit. Nëse fitojmë titullin, do të organizohet nëj fetsë madhështore, që do të zgjasë 5 ditë”, u shpreh belgu.

Mertens komentoi edhe afrimin më të fundit te skuadra e Napolit, gjermanin Younes, ndërsa tha se mirëpret edhe rikuperimin e Milik e Ghoulam.

“Younes është një futbollist shumë i talentuar dhe shumë i aftë në driblime, ndaj uroj që vetëm të jetë në 100% të formës. Mirëpresim shumë edhe rikthimin e Milik, Ghoulam dhe Tonelli, të cilët kanë qenë shumë të rëndësishëm dhe do të dinë të na shërbejnë edhe në pjesën e mbetur të sezonit. Do të synojmë t’i shkojmë në fund edhe Europa Leagues”, u shpreh Dries Mertens.

Related posts

E PAPRITUR/ Del jashtë Aguero dhe futet Manaj. Barcelona surprizon para miqësores me Juventus

Delo.autor

MENDDON PËR TË ARDHMEN/ Dortmund mbush arkat, do të përfitojë shumën e “çmendur” nga sponsori i stadiumit

Delo.autor

ZYRTARE/ Juventus bën goditjen e parë në merkato, talenti francez vishet “bardhezi”

Delo.autor

Leave a Comment