Futboll

Antonio Conte: Mungesa në Champions nuk i dëmton planet e Chelsea në merkato

Antonio Conte ka hedhur poshtë se eliminimi nga Liga e Kampionëve do të ketë ndikim tërheqës të Chelsea në tregun e transferimeve. Dështimi për t’u kualifikuar për Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm është një mundësi e vërtetë për “Blues”, të cilët janë në vendin e pestë për momentin, katër pikë larg Liverpool të vendit të katërt, ndërsa kanë mbetur për t’u luajtur edhe tetë ndeshje në Premier League. Conte është qarë për mungesën e transferimeve të Chelsea gjatë gjithë sezonit, pasi nuk afroi dot Romelu Lukaku, i cili zgjodhi Manchester United para fillimit të sezonit, ndërkohë që një lëvizje e Edin Dzeko nuk arriti të materializohej. Chelsea ka arritur të nënshkruajë me Alvaro Morata, Antonio Rudiger, Tiemoue Bakayoko, Danny Drinkwter dhe Davide Zappacosta, megjithëse mesfushori Nemanja Matic u shit në mënyrë kontroverse tek Manchester United, ndërsa dueti Eden Hazard dhe Thibaut Courtois vazhdojnë të jenë të lidhura me Real Madridin.

I pyetur nëse nuk do të kualifikohej në Ligën e Kampionëve për herë të dytë në tri sezone dhe kjo do ta bënte Chelsea më pak tërheqës në merkato, Conte, duke u përgatitur për ndeshjen e së dielës të “FA Cup”, kundër Leicester City, u tha gazetarëve se ai nuk mendonte që kjo ishte një pjesë e rëndësishme e marrëdhënieve të klubit. “Mos harroni se dy vite më parë, Chelsea përfundoi i dhjeti në renditje, me shumë lojtarë të këtij sezoni, ndërsa ata vendosën të vazhdojnë të luajnë për këtë klub, – u tha trajneri italian gazetarëve. – Unë mendoj se kjo nuk është një pyetje për mua, por për lojtarët”.

Ndërsa Conte nuk beson se humbja në Ligën e Kampionëve do të kishte një ndikim masiv, ai përsëri e bëri të qartë se ishte i pakënaqur me mënyrën se si merkatoja ishte trajtuar nga klubi i tij, pas fitores së titullit të sezonit të kaluar. “Nuk e di nëse është një problem për të tërhequr një lojtar të mirë, apo jo, – shtoi ai. – Nëse ju kujtohet, sezonin e kaluar ne fituam titullin. Pastaj ju mund të shihni merkaton tonë të transferimeve. Mendoj se kjo nuk është gjëja më e rëndësishme, nëse fitoni ose qëndroni në Ligën e Kampionëve”. Trajneri i Chelsea bëri të qartë se do të vazhdonte të kërkonte ta përfundonte sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, me një vend në “top-4” e parë të renditjes së Premier League dhe “FA Cup”, ende për t’u fituar.

 

Related posts

Formacioni i së ardhmes/ Ja 11 talentet e Realit që kushtojnë mbi 200 mln euro (VIDEO)

Isa.Autor

2 SUPER GOLA DHE 1 KARTON TË KUQ/ Partizani-Teuta ndajnë pikët në “Selman Stërmasi”

Delo.autor

U ble për 20 mln euro nga Chelsea, nuk prek top me këmbë kundër City-it

Q.Autor

Leave a Comment