International

Messi apo Cristiano, cili është i preferuari i Peles?

Messi vazhdon t’i pëlqejë më shumë Peles.

Pele, legjenda e futbollit botëror dhe tre herë fituesi i Kupës së Botës me Brazilin, edhe njëherë foli për atë që po diskuton e gjithë bota tash e disa vite: Cili është më i mirë, Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo?

Në një intervistë për “SporTV”, golashënuesi më i mirë në histori të Kombëtares së Brazilit, nuk ka dyshime sa i përket më të mirit, duke preferuar Leo Messin para Cristianos dhe se do të dëshironte ta kishte më parë argjentinasin në skuadër se sa portugezin.

“Do të qëndroj me Messin. Do të qëndroj me Messin sepse ai shënon gola të rëndësishëm, por ai është gjithashtu lojtar që e ndihmon ekipin me asistime. Për ekipin tim, preferoi Messin”, deklaroi Pele.

Related posts

“Globe Soccer Awards”: La Liga, më e mira për vitin 2017

Q.Autor

Lemos, 22-vjeçari që refuzoi Barçën dhe pranoi ofertën e Sassuolo-s

Q.Autor

10 sportistët më të mëdhenj në histori, Messi lë pas legjendën braziliane (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment