International

“Ylli” i Manchester United drejt kalimit te skuadra e “Los Blancos”

​David de Gea edhe një herë tjetër do të jetë i lidhur me një kalim të mundshëm në Real Madrid.

Portieri spanjoll, Davi de Gea para dy viteve e gjysmë ishte shumë pranë kalimit në Real Madrid, por gjithçka dështoi në momentet e fundit.

Sipas të përditshmes spanjolle, Marca, De Gea është sërish portieri favorit për t’u transferuar në Real gjatë verës së ardhshme.

Këtë e shpjegon edhe mos transferimi i portierit të Athletic Bilbaos, Kepa, që ditë më parë vazhdoi kontratën me skuadrën e tij.

Edhe spanjolli është i gatshëm të kthehet në Spanjë tek Real Madrid.

Alternativë tjetër nëse dështon De Gea është portieri belg i Chelseat, Thibaut Courtois.

Related posts

Botërori i Klubeve/ Bale: U tallëm me portierin e Al Jazira

Q.Autor

Shembet tribuna e stadiumit në finale, dhjetëra tifozë të plagosur (VIDEO)

Q.Autor

Prandelli nuk mund të rri askund, e shkarkojnë edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe

Q.Autor

Leave a Comment