International

Messi apo Ronaldo? Legjenda portugeze, Ronaldinho ishte më i talentuar se të dy

Ronaldinho edhe zyrtarisht ka njoftuar se është tërhequr nga futbolli profesionist, pas një karrierë të gjatë dhe të jashtëzakonshme

Në dekadën e fundit Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë qenë të vetëm në garë për më të mirin e vitit.

Por, sipas legjendës portugeze, Deco, braziliani Ronaldinho ishte më i talentuar se të dy.

“Ronaldinho ishte me i talentuar se Messi dhe Cristiano. Ai ishte natyral me aftësitë të veçanta. Kur do që ne ia jepnim topin atij, lëvizjet dhe golat ishin nga një planet tjetër”, tha Deco.

“Ne të gjithë ishim të befasuar se si kishte aq shumë talent në një trup të vetëm”, tha ai në fund.

Ronaldinho gjatë karrierës së tij fitoi kupa kombëtare, Ligën e Kampionëve, Kupën Libertadores dhe Kupën e Botës, çka ende nuk e kanë fituar Messi dhe Ronaldo.

Related posts

Trajneri i Valencias, Marcelino: “Cancelo nuk do të largohet nga Interi”

Q.Autor

(FOTO) Lojtari i Kolumbisë humbet Botërorin, pezullohet nga FIFA për gjestin racist ndaj Koresë së Jugut

Q.Autor

Nuk është De Biasi, Australia zgjedh trajnerin dhe lë thatë Italinë

Q.Autor

Leave a Comment