International

Di Maria: Dybala është keqkuptuar kur ka thënë se nuk mund të luajë me Messin në skuadër

Angel Di Maria thotë se Paulo Dybala është keqkuptuar kur ka thënë se e ka të vështirë të luajë me Lionel Messin te Argjentina.

Sulmuesi i Juventusit është rritur duke e admiruar superyllin e Barcelonës, mirëpo në një deklaratë të mëparshme, kishte thënë se e ka të vështirë të luajë krahas tij, duke qenë se marrin pozita të njëjta në fushë.

“Mendoj se ajo që ka thënë Dybala është keqkuptuar”, ka thënë anësori i Paris Saint-Germainit për Fox Sports Radio.

“Messi nuk më pengon mua, më pëlqen shumë të luaj me të, më ngazëllen. Gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë një lojtari është që të luajë më të mirët dhe me jashtëtokësorët”, ka shtuar Di Maria.

Dybala është krahasuar vazhdimisht me Messin në vitet e fundit dhe është konsideruar si pasues i tij te kombëtarja e Argjentinës.

Ndërsa shumëkush konsideron se futbollisti i Juves nuk mund ta arrijë nivelin e njërit prej futbollistëve më të mirë në histori.

Nga ana tjetër, ka pasur edhe interesim të gjigantëve spanjollë, Barcelona dhe Real Madrid, për ta transferuar 24-vjeçarin në La Liga.

Related posts

De Biazi: Australia më kërkoi në verë, nga Italia pres një telefonatë

Q.Autor

De Rossi: “Italia? Edhe mund të rikthehem, por pastaj zëvendës i Spallettit, ose Di Francesco”

Q.Autor

“Tenovela” Rafinha merr fund, Barcelona dhe Inter gjejnë gjuhën e përbashkët

Q.Autor

Leave a Comment