Futboll La Liga

Mijatovic shigjeton Zidane: Real Madridi shumë i trembur, nuk ka siguri

Pedja Mijatoviç, ish-lojtari i Real Madridit, ishte shumë kritik ndaj ekipit, pas eliminimit nga Kupa e Mbretit, kundër Leganes. Malazezi e kaloi natën e së mërkurës në mikrofonat e “Cadena Ser” dhe kritikoi Zidanen për faktin se luajti me zëvendësuesit:

“Ky konkurs meriton shumë respekt dhe gjithmonë preferoj të shoh titullarët në fushë, por duket se kohët e fundit jemi duke luajtur me zëvendësuesit, është kthyer në modë kjo gjë”, – tha Mijatoviç, i cili nuk donte të tregonte drejtpërdrejt si përgjegjës trajnerin francez për situatën. “Pas një loje të tillë unë nuk do të kërkoja fajtor, do të bëja një analizë të thellë. Nuk është për sot, por për disa lojëra, që ne kemi qenë në gjendje të shohim gjatë gjithë sezonit, – shtoi ai. – Eliminimi është një surprizë e madhe. Real Madridi është jashtë Kupës së Mbretit, por më duken shumë të qetë. Këtë natë ne nuk kemi dhënë praktikisht asgjë dhe Leganes na kanë tejkaluar në çdo gjë”.

Mijatoviç tha se situata është “shqetësuese, e vetmja mënyrë për të shpëtuar sezonin është eliminimi i PSG-së. Ekipi nuk është aty ku duhet. Realiteti ka treguar se ne duhet të përmirësohemi në çdo gjë, por mendoj se të gjithë janë fajtorë dhe kjo nuk duhet të ndodhë në një ekip që fitoi gjithçka vitin e kaluar. Një ekip që një vit më parë ishte aq superior në çdo gjë dhe tani është shumë i trembur, nuk ka siguri. Nëse nuk përmirësohemi shpejt, do të vuajmë më shumë në fund të sezonit”.

Related posts

“Milani kalon në kriza”/ Mund të detyrohet të shesë yjet më të mëdha

Sadik.Autor

MESSI PA ZËVENDËSUES/ Ja “fëmijët” e së ardhmes së Barcelonës

Delo.autor

Tottenham e rrëmben objektivin e Chelseat dhe Man Cityt?

Q.Autor

Leave a Comment