Futboll Sport

PORTUGALI-GJERMANI/ Trajneri Santos: Nuk i kemi frikë, jemi pretendentë për fitimin e Europianit

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, pranoi gjatë konferencës për shtyp se ndeshja me gjermanët vlen shumë dhe shtoi gjithashtu se nuk u druhet fare atyre, pasi janë ata që duhet t’i tremben skuadrës së tij që është edhe kampionia në fuqi. “Kam një skuadër të mirë dhe pretendente për ta fituar sërish Europianin. Ndaj Hungarisë bëmë një ndeshje të madhe duke krijuar shumë raste dhe pse zhbllokuam takimin në fund. Edhe po të kishim barazuar nuk mund t’u bëja asnjë vërejtje djemve”, tha ai.

I pyetur nëse u druhej “Pancerave”, Santos u përgjigj: “Tani shumë skuadra na respektojnë më shumë për atë çfarë kemi bërë në Francë, por dhe në Ligën e kombeve. Gjermania është një skuadër fantastike, e bashkuar dhe me shumë cilësi. Por, unë dhe skuadra ime nuk kemi frikë nga ata. Ne jemi kampionët në fuqi dhe si të tillë do të mundohemi të sillemi dhe në fushën e lojës. Sigurisht, me një respekt maksimal ndaj një kundërshtari që do të jetë pa dyshim favorit për ta fituar ndeshjen, ashtu si ne”.

PËR TAKTIKËN

Trajneri i kampionëve u shpreh se nuk kërkonte të futej në detaje për të treguar mënyrën se si do të luajë ndaj gjermanëve, pasi kështu do t’u jepte një asist atyre. “Nuk mund të them asgjë, por ju them vetëm se nuk do të ndryshojë shumë gjëra nga ndeshja e parë ndaj Hungarisë. Shpresoj që deri nesër(sot), lojtarët të mos pësojnë asnjë dëmtim dhe të jenë gati. Topi këtë herë është në fushën tonë dhe janë gjermanët ata që duhet të vijnë dhe ta marrim jo ne. Statistikat? Mendoj që kanë shumë pak rëndësi në një ndeshje të tillë. Sigurisht që ato kanë rëndësinë e tyre pasi mund të jenë një pikë referimi për tifozët apo specialistët, por jo për lojtarët në fushë”. Santos tha se nga të gjithë lojtarët gjermanë, ai që lëviz më shumë është Kimish. “Joshua mund të luajë në disa pozicione dhe për këtë duhet të bëjmë shumë kujdes. Ndërrimi i shpeshtë i roleve mund të na konfuzojë, por i kemi marrë të gjitha masat që kjo të mos ndodhë”, përfundoi trajneri i luzitanëve.

Related posts

Bayern Munich gjen te Chelsea zëvendësuesin e Lewandowski…

Sadik.Autor

ZBULON PRAPASKENËN/ Mancini: Balotelli s’më kërcënoi, por…

Delo.autor

Muguruza: “Të gjithë më thonë se jam pasardhësja e Serena Williams”

Sadik.Autor

Leave a Comment