Futboll Seria A

Milan i mbyll derën Liverpool-it për yllin spanjoll

Milan siguron se ylli spanjoll Suso nuk do të shitet edhe për 80 milionë euro, ndërsa Lucas Biglia, Nikola Kaliniç dhe Manuel Locatelli janë pjesë e projektit.

Suso ka tërhequr interesin e Liverpool-it, me Klopp që e shikon atë si një zëvendësues për Philippe Coutinho.

“Milan ishte shumë i qartë në verë me Suso: Nuk do e shesim edhe sikur të vijë një ofertë 80 milionë euro”, shkroi klubi në një deklaratë për shtyp.

“Rinovimi i kontratës së tij në shtator ishte një lëvizje shumë e rëndësishme. Të gjithë lojtarët e tjerë të kuqezinjve të përmendur në gazeta gjatë ditëve të fundit janë gjithashtu pjesë absolute e projektit, nga Biglia në Kaliniç dhe Locatelli”.

Genoa konfirmoi se ata ishin të interesuar në marrjen e mesfushorit Locatelli në huazim nga kuqezinjtë, por mesa duket Milan nuk do ta largojë.

Related posts

MARRIN FUND VUAJTJET/ Futbollisti i Kombëtares rikthehet në fushë pas 10 muajsh, ja emri… (FOTO)

Delo.autor

Ronaldo tentoi ta godiste me shqelm, hakmarrja e Dani Alves të lë pa fjalë (VIDEO)

Q.Autor

Firmino shënon gol të bukur pas asistit të Salah

Q.Autor

Leave a Comment