Futboll La Liga Sport

PUNA INTENSIVE PËR ZIDANE FILLON TANI/ Ja 10 ekuacionet që duhet të zgjidhë francezi tek Real Madrid

Në aventurën e tij të dytë te Reali i Madridit, Zinedine Zidane duhet të marrë disa vendime të rëndësishme dhe të zgjidhë disa “ekuacione” të vështira për të marrë rezultatet e kërkuara.

LARGIMET- Nuk janë Jorente, Kovaçiç, De Tomas, Regilon, Odegard dhe Teo. Ka ende lojtarë si Majoral, Naço, Vajeho, Vaskez dhe Brahim Diaz që do të largohen. Isko është një temë e nxehtë…

BEJL- Zidan nuk mbështetet te Sebajos, i cili ka shumë oferta dhe do të largohet. As Hames nuk është në plane dhe për të ka disa kërkesa. Problemi është që Bejl nuk pëlqehet nga trajneri dhe në drejtim të uellsianit nuk ka oferta të kënaqshme.

POGBA- Një mesfushor i ri është kërkesa kryesore për të pasur një grup të plotë. Pol Pogba qëndron në krye të listës. Zidan e do me çdo kusht, por duket e vështirë që Junajtid ta lërë të lirë.

SKEMA- Përtej emrave që do të ikin dhe do të vijnë, e fshehta e madhe është skema e Zidanit. Sigurisht që do të ketë ndryshime të shumta, por një bazë duhet të jetë. Variantet 4-3-3, 4-4-2 apo 4-2-3-1 janë alternativat e mundshme. Kjo skuadër do të jetë më vertikale.

PËRGATITJET- Faza përgatitore është shumë e rëndësishme këtë vit, pasi një vit më parë ekipi vuajti shumë në këtë aspekt. Shumë futbollistë u dëmtuan dhe nga sot do të përgatiten me trajnerin e ri Dypo.

PORTA- Zinedin Zidan e bëri të qartë se këtë vit nuk do të ketë debat për portierin. Kurtua do të jetë titullari, por Kejlor duket se do të qëndrojë. Për më tepër aty do të jetë edhe Lunin, ndërsa i biri i Zidanit (Luka) u largua drejt Santanderit.

MBROJTJA- Reali bëri një investim serioz në krahun e majtë për të transferuar mbrojtësin Mendi, por Marselo nuk do të dorëzohet. Ai është i bindur se mund ta fitojë vendin e titullarit. Do të jetë “betejë” interesante.

Vinicius

VINICIUS– Me Hazardin si titullar në të majtë, Vinicius do ta ketë shumë të vështirë që të aktivizohet. Ai dhe Asensio do të rivalizojnë njëritjetrin për krahun e djathtë.

TË RINJTË- Kubo dhe Rodrigo janë dy të rinjtë që u transferuan në Madrid dhe Zidan do të ketë vendimin për t’i përfshirë në ekipin e parë. Ata mund të marrin më shumë minuta me të rinjtë, por ende nuk dihet se ku do të aktivizohen.

RROTACION– Në një sezon shumë të gjatë dhe me impenjime në 3 kompeticione të ndryshme, Zinedin Zidan duhet të bëjë ndryshime për të pasur një skuadër të fortë dhe të freskët. Mbetet për t’u kuptuar se cilët janë titullarët dhe zëvendësuesit.

Related posts

ZBULON MË TË MIRIN E HISTORISË DHE SULMON XHELOZËT/ Ibrahimovic: Të gjithë kanë dashur të bëhen si ai…

Delo.autor

Flamurtari, Idrizi flet për arbitrat dhe “lamtumirën” e Danilo Alvesh

Sadik.Autor

Në futbollin italian, po shkëlqen edhe një tjetër shqiptar. Ja kush është

Q.Autor

Leave a Comment