Futboll Seria A

Milani i bindur për Andre Silva-ën, ai ka shumë për të dhënë

Vit i ri, jetë e re. Kjo është ajo që i uron vetes Andre Silva pasi e ka mbyllur vitin 2017-të duke qëndruar vazhdimisht në stol. Rasti i duhur për të provuar të rishkruajë historinë e tij me kuqezinjtë mund të vijë të dielën e ardhshme. Gennaro Gattuso, në fakt, e ka provuar mes titullarëve në seancën e fundit stërvitore.

Kështu, sulmuesi portugez mund të kthehet titullar në kampionat pas pothuajse dy muajsh, nga ajo ndeshje Milan-Torino 0-0, që i kushtoi vendin trajnerit Montella. Pasi ka lënë shenjën e tij në Europa League (6 gola në 6 ndeshje), tifozët presin që sulmuesi të jetë vendimtar edhe në kampionat. Milan-i ka nevojë për golat e tij për të ngjitur pozicionet në renditje, ndërsa atij i duhen për të gjetur qetësinë dhe për të siguruar një vend në Kupën e Botës me Portugalinë e tij.

Everton, Wolverhampton, Barcellona, Arsenal dhe në fund Swansea. Një grup interesant skuadrash që janë interesuar për numrin 9 të kuqezinjve, por Milan nuk ka pranuar ta shesë. Drejtuesit e “Djallit” janë të bindur se Andre Silva i vërtetë nuk është ai që është parë deri tani. Do t’i takojë ish-sulmuesit të Porto-s të tregojë se ata kanë të drejtë. Duke filluar që nga ndeshja kundër Cagliari-t.

Related posts

Merkato surprizë: Perez hap negociatat për 24 orët e fundit më këtë futbollist…

Isa.Autor

Ronaldo tradhtar! Mesazhe erotike modeles angleze (FOTO)

Q.Autor

Situata te Luftëtari/ Çfarë po ndodh me trajnerin e gjirokastritëve!

Sadik.Autor

Leave a Comment