Futboll Sport

“ÇDO MËNGJES ZGJOHESHA DHE…”/ Sekreti i Maguire është gruaja… fizioterapistja e tij e veçantë

Në sezonin e kaluar, Harry Maguire luajti mbi 50 ndeshje, por nuk arriti majën e formës në Kampionatin Europian për shkak të një problemi me ligamentet e kyçit të këmbës, aq sa luajti 90 minuta vetëm kundër Republikës Çeke. Kapitenit të Manchester United, që të shërohet i dha një dorë edhe gruaja e tij, Fern Hawkins. Ato janë bashkë prej 10 vitesh dhe, mbi të gjitha, partnerja është diplomuar për fizioterapi.

Çifti ka dy vajza, u martuan pas një propozimi martesor romantik në Paris. Edhe në rrjetet sociale, Fern paraqitet me një birrë apo një gotë verë. Si femër është shumë e vëmendshme ndaj të ushqyerit dhe mirëqenies fizike. Mirëqenia është gjithashtu psikologjike, pasi Fern shpesh kujton se “shëndeti mendor duhet të jetë një përparësi në jetën tonë”. Pavarësisht se e ka ndjekur burrin e saj edhe jashtë vendit, midis klubeve dhe ekipit kombëtar, Fern nuk ka hequr dorë nga karriera dhe studimet e saj, aq sa më 2017 u diplomua për fizioterapi me nota të shkëlqyera.

E pasionuar pas modës dhe fotografisë, gruaja e një prej lojtarëve më të paguar në historinë e futbollit (87 milionë euro ishte shuma e paguar nga Manchester United për ta marrë atë nga Leicester) aktualisht po e ushtron profesionin vetëm te burri i saj. Vetëm 28 vjeçe, ajo e ka të ardhmen përpara. Mbi të gjitha, ajo mund t’i japë ndihmë konkrete burrit të saj kur kthehet në shtëpi nga trajnimi.

Kësisoji, gruaja e ndihmoi Maguire të luante në Kampionatin Europian: “Unë kisha frikë se mos nuka ia dilja. Çdo mëngjes zgjohesha dhe shpresoja se dhimbja ishte zhdukur, por nuk ishte kështu”. Ai humbi finalen e Manchester United në “Europa League” kundër Villarreal, por Southgate e priti dhe e thirri në kombëtare. Duke i falur edhe një gabim të një viti më parë, kur u arrestua në Mykonos pas një përleshjeje fizike.

“Unë kisha frikë nga një rrëmbim, ndaj reagova ashtu. Nuk kam pse t’i kërkoj falje askujt”, – justifikoi ai veten. Gruaja e tij, Fern, ishte gjithashtu pranë në atë moment të komplikuar, duke u përpjekur t’i jepte forcë e mbështetje edhe me kosto në mediat sociale, duke iu përgjjgjur kritikave të të gjitha llojeve. “Kam mësuar se forca mendore është gjithçka”, – shtoi Maguire. Fizioterapistja e veçantë ia kujton çdo ditë këtë gjë.

Related posts

E BUJSHME/ REALI pranon të shesë MODRIC, jo tek INTERI, kroati shumë pranë…

Isa.Autor

“VEZUVI SHPËRTHEU”/ Turpi i tifozëve të Interit, thirrje raciste ndaj napoletanëve

Delo.autor

NUK KA SHËNUAR ENDE/ S’mjaftojnë 30 milionë euro, zbulohet klauzola speciale e CR7

Isa.Autor

Leave a Comment