Kategoria Superiore Shqipëri

Miqësorja e katërt në Antalia, Kamza “kockë” e fortë ndaj Juventusit

Kamza e Ramadan Ndreut zhvilloi në Antalia miqësoren e katër, e vlefshme për përgatitjet e pjesës së dytë të sezonit. Blutë e kryeqytetit barazuan 1-1 ndaj rumunëve të Juventus Bukuresh.

Xhulio Mehmeti kaloi në avantazh të tijët në minutën e 4, ndërsa 5 minuta më vonë, skuadra nga Rumania barazoi shifrat. Kjo ishte miqësorja e fundit për Kamzën. Juventusi i Bukureshtit ndodhet në vendin e fundit në Superligën rumune, ndërsa Kamza mban vendin e 6-të në Kategorinë Superiore.

Kamza-Sepsi-696x396

Skuadra shqiptare ka planifikuar edhe një miqësore të pestë në Antalia që do të zhvillohet nesër ndaj kazakëve të Fc Zhetysu. Në 4 takimet e zhvilluar ekipi shqiptar  ka regjistruar 2 barazime dhe 2 humbje.

Por, dita e sotme ka qenë një ditë zie për presidentin e Kamzës, Naim Qarrin, pasi ka ndërruar jetë edhe babai i tij. Panorama Sport i shpreh familjes ngushëllimet më të sinqerta.

Kamza – Juventus Bukuresht 1-1

Kamza – Sepsei 1-1

Alaniaspor – Kamza 1-0

Gençerbirligi – Kamza 4-1

Related posts

Tërhiqet FSHF-ja: Laçi-Skënderbeu luhet të mërkurën, në “Selman Stermasi”

Isa.Autor

LIVE/ Laçi-Teuta, Perlë e Xhixhës. Shpërfytyrohet ekipi i Shkëmbit

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ TEUTËS/ Flet Trajneri Duro: Nuk ishte e lehtë, kemi nevojë për…

Delo.autor

Leave a Comment