Futboll Premier League

Mkhitaryan “thumbon” United: Mezi po pres të luaj futboll sulmues tek Arsenal

Henrikh Mkhitaryan thotë se po pret me padurim të luajë futboll sulmues tek Arsenal, duke thumbuar ish-klubin e tij Manchester United.

Mesfushori armen u transferua në Emirates në fillim të muajit në një marrëveshje që pa Alexis Sanchez të shkonte nga Arsenal tek United.

Mkhitaryan ka nisur vetëm një ndeshje nga minuta e parë në dy muajt e fundit tek United dhe mezi po pret të rifillojë nga fillimi me Topçinjtë.

 

Ai është shprehur për Arsenal Player se po pret me padurim të bashkëpunojë me Arsene Wenger pas 18 muajve të kaluar me Jose Mourinho-n.

“Patjetër që është shumë e rëndësishme të respektohesh nga trajneri. E di që ai është kërkues dhe i pëlqen kur lojtarët eksplorojnë,” shprehet ai.

“Ai ishte një nga arsyet pse zgjodha t’i bashkohem Arsenal. Të gjithë e dinë se ai është një trajner i madh.

“Kam kohë që e njoh dhe patjetër që nuk ishte e vështirë të vija tek Arsenal, pasi mendoj se loja që bën Arsenal është një ëndërr për çdo lojtar që vjen këtu për të luajtur lojë ofensive.”

Në një sezon e gjysmë tek United Mkhitaryan ka shënuar 13 herë në 63 ndeshje. 29-vjeçari pritet të debutojë me Arsenal të martën ndaj Swansea-t.

Related posts

DERBI I MADONINËS NË MERKATO/ Inter dhe “Kuqezinjtë” kërkojnë “fantazistin” gjerman…

Delo.autor

Real, Barça, Man United apo Bayern? Më në fund vendos Goretzka

Q.Autor

PSG takim me menaxherin e Conte-s, transferimi drejt realizimit

Q.Autor

Leave a Comment