Basketball Të tjera

Surpriza e merkatos, Blake Griffin lë Clippers, transferohet te Detroit

Pas 8 sezonesh e gjysmë, Blake Griffin divorcon me Los Anxhelos Clippers dhe nga dita e sotme ai është një lojtar i Detroit Pistons. Një lëvizje e papritur e merkatos, që ka befasuar të gjithë, ku çdo gjë është vendosur dhe zyrtarizuar brenda pak orësh. Në këtë transferim janë përfshirë edhe mjaft lojtarë të tjerë që lëvizin nga njëri ekip në tjetrin, por natyrisht që gjithçka vërtitet rreth emrit të Griffin, një prej lojtarëve më të mirë në NBA. Te skuadra e Detroit, bashkë me Griffin do të vijnë edhe Willie Reed dhe Brice Johnson, ndërsa te skuadra e Clippers do të shkojnë Boban Marjanovic, Tobias Harris, Avery Bradley dhe dy zgjedhje në draft.

Griffin është zgjedhur në draft nga skuadra e Clippers në vitin 2009, seozn në ët cilin ai nuk luajti për shkak të një dëmtimi. Por nga viti 2010, ai është një nga yjet e NBA-së dhe të skuadrës së Clippers, duke luajtur mbi 500 ndeshje me këtë fanellë. Në karrierën e tij, ai ka një mesatare prej 21,6 pikësh, 9,3 rebaund dhe 4,2 asist për ndeshje. Largimi i Griffin e dëmton shumë skuadrën kaliforniane, që në muajt e verës humbi edhe Chris Paul, duke nisur kështu një revolucion. Madje përflitet se mund të largohen edhe DeAndre Jordan e Lou Williams, për të ndërtuar një ekip me emra të rinj për të ardhmen.

Related posts

SHERR MASIV NË NBA/ Shikoni si grushtohen NË FYTYRË basketbollistët e njohur (VIDEO)

Isa.Autor

PO SHKRUAN HISTORINË NË FORMULA 1/ Hamilton zbulon të ardhmen: Një ditë do të…

Delo.autor

SUPERSFIDA E TITANËVE/ Shifër e ÇMENDUR, ja sa PARA fituan Fury dhe Wilder

Isa.Autor

Leave a Comment