Futboll Premier League

MOHAMED SALAH/ Dikur askush nuk e përfillte, sot po mahnit botën e futbollit!!

Mohamed Salah ndoshta është futbollisti më i mirë aktualisht në Premier League dhe padyshim në qendër të reflektorëve, por pjesa më e madhe e skuadrave elitare në kampionatin anglez, para disa vitesh, refuzuan mundësinë për ta blerë kundrejt 3 milionë eurove.

Sulmuesi nga egjiptiani shënoi një gol mbresëlënës nga rreth 40 metra në fitoren 4-3 që Liverpool arriti ndaj Manchester City, duke i shkaktuar humbjen e parë skuadrës së Pep Guardiola. Ky ishte goli i tij numër 18 në këtë edicion të Premier League. Por jo gjithmonë ai ka qenë i vlerësuar. Përpara se të shkonte te Bazel, në vitin 2012, menaxheri i tij ia ofroi të gjitha skuadrave në Angli, por u zhgënjye nga përgjigja e tyre.

The Egyptian was once turned down by majority of Premier League sides outside top six

Craig Honeyman, menaxheri i futbollistit në atë kohë, bisedoi personalisht me çdo ekip, me përjashtim të gjashtë vendeve të para të renditjes. “Askush nuk ishte i interesuar. Vetëm Stoke dhe Hull nisën të pyesnin për Salah, megjithatë refuzuan të paguajnë 3 milionë euro.” Salah shkoi te Bazel në vitin 2012 dhe më pas u transferua te Chelsea për 14 milionë euro, por pasi qëndroi në stol te “blutë” u huazua te Fiorentina dhe te Roma. Ai shkëlqeu në Serie A dhe gjatë verës së kaluar, Liverpool pagoi 50 milionë euro për ta marrë. 25-vjeçari, që është shndërruar në idhull në “Anfield Road” u shpall edhe futbollisti afrikan i vitit.

Related posts

9 VJET NGA MAGJIA NË “OLIMPICO”/ Super Milito i dha Interit trofeun e parë të Tripletës (VIDEO)

Delo.autor

TIRANA-PARTIZANI/ Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, objektiv kanë vetëm fitoren (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

(FOTO) SPAL 0-4 Milan/ Notat e lojtarëve, shkëlqen Cutrone

Q.Autor

Leave a Comment