Futboll Premier League

​Guardiola pas humbjes nga Liverpooli: Ende s’ka përfunduar asgjë për titull, ka shumë ndeshje të vështira

Guardiola thotë se s’ka përfunduar ende gara për titull në Premierligë, pas humbjes nga Liverpooli.

Liverpooli ia ka shkaktuar humbjen e parë Manchester City këtë sezon në Premierligë, duke e mposhtur 4:3 në “Anfield”, shkruan Gazeta Express.

Kjo humbje e lë Man Cityn në kuotën e 62 pikëve, 15 më shumë se përcjellësi më i afërt Manchester United. Por, Djajtë e Kuq kanë një ndeshje më pak të zhvilluar dhe nëse fitojnë të hënën kundër Stoke City, diferenca ngushtohet në 12 pikë.

Pavarësisht se ekipi i Guardiolas është shumë pikë para ndjekësit më të afër, ai thotë se asgjë s’ka përfunduar sa i përket titullit të Premierligës.

“Realiteti është se humbëm një ndeshje dhe tani kemi një javë kohë për t’u përgatitu për sfidën me NeWcastle”, u shpreh Guardiola.

“Bëmë paraqitje të mirë, në pjesën e dytë luajtëm me të vërtetë mirë. Por, pas golit të dytë dhe të tretit që shënuan shpejtë e më pas të katërtin, ishte e vështirë për t’u rikuperuar nga kjo”, shtoi spanjolli.

“Gjithmonë kam thënë se Liga është e gjatë dhe se asgjë s’ka përfunduar. Ka edhe shumë ndeshje të vështira dhe duhet të fokusohemi ndeshje pas ndeshje”, theksoi mes tjerash Guardiola.

Related posts

THUAJSE E KRYER/ Chelsea me supergoditjen 55 milionë euro, gëzohet edhe Inter!

Delo.autor

Ish-kapiteni: Anglia duhet të ëndërrojë, mund ta fitojë Botërorin e Rusisë

Isa.Autor

LËSHON NJË DEKLARATË/ Pauleta: Ai do të shënojë më shumë se Lukaku dhe Kane në Premier

Delo.autor

Leave a Comment