Futboll Ligue 1

Monaco befason skuadrat angleze: Lemar nuk largohet nga Principata!

Monaco ua ka bërë të qartë Arsenalit dhe Liverpoolit se Thomas Lemar nuk është në shitje gjatë këtij muaji.

“Ai do të qëndrojë në Monaco 100% deri në fund të këtij sezoni”, ka thënë zëvendëspresidenti, Vadim Vasilyev, për radio stacionin francez RMC.

“Nëse Arsenali apo Liverpooli vijnë me një ofertë të lartë para përfundimit të afatit kalimtar? Kjo nuk është relevante. Do të themi jo sepse objektivat i kemi të qarta. Pa lojtarë të rëndësishëm si Lemar, nuk mund të korrim sukses”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, Liverpool Echo raporton se Lemar mbetet synim i Jurgen Kloppit, por jo deri në verë.

Edhe Arsenali ka kohë që synon ta transferojë Lemarin.

Related posts

THYHET “MALLKIMI”/ Dritë në fund të tunelit për skuadrën gjermane, triumfon pas… 13 ndeshjesh

Delo.autor

Bayerni mposht rivalët, afër nënshkrimit me Goretzkan

Q.Autor

GIROUD mbran premtimin, do të qethet zero, por KUSHTI i vetëm është…

Isa.Autor

Leave a Comment