Të tjera

Australian Open rekord shikuesish, shifra ‘stratosferike’ gjatë 2018-ës

Edicioni 2018 i Australian Open ka regjistruar një numër rekord shikuesish. Plot 743,667 persona kanë qenë të pranishëm në mjediset e “Melburn Park” për të ndjekur për dy javë me radhë ndeshjet e grand slemit të parë sezonal në tenis. Një shifër rekord, duke kaluar me gati 20 mijë numrin e personave krahasuar me një vit më parë.

Java e parë e ndeshjeve ka regjistruar numrin më të madh të shikuesve (500 mijë), ndërkohë që numri më i madh i shikuesve është regjistruar më datën 20 janar, 87 mijë persona. Për sa i përket të ardhurave, konfirmohet se janë arkëtuar mbi 210 milionë euro, çka u pa edhe të shuma më e madhe e shpërblimit që organizatorët dhanë për tenistët pjesëmarrës.

Related posts

Shiffrin rrëzohet në fund, Vlhova fiton garën e sllallomit

Q.Autor

E BUJSHME/ Garat e Suzuka dhe Melburn në dyshim, “Formula 1” mendon për pistat rezervë

Delo.autor

NBA/ Parashikimet: Ja kush fiton trofeun MVP dhe titullin kampion

Delo.autor

Leave a Comment