Futboll Ligue 1

Monaco: Real Madridi ofroi të njëjtën shumë si PSG-ja për Mbappen

Zëvendëspresidenti i Monacos, Vadim Vasilyev, ka thënë të hënën në mbrëmje se Real Madridi kishte ofruar shumën e njëjtë parash si Paris Saint-Germain për Kylian Mbappen, duke shtuar se i ka respektuar dëshirat e lojtarit për të kaluar te klubi parisien.

Real Madridi kishte menduar se blerja e super talentit francez ishte punë e kryer verën e kaluar, por në fund Mbappe e zgjodhi PSG-n, pasi kishte ndier se atje do të kishte më shumë hapësirë për të luajtur, shkruan e përditshmja spanjolle “Marca”.

“Po, Real Madridi e ofroi të njëjtën shumë si PSG-ja”, ka thënë Vasilyev për programin e radios Duga.

“Gjithmonë kam qenë i qartë dhe nuk do ta fsheh. Nuk më pëlqen ta forcoj rivalin e drejtpërdrejt. Nuk e kisha bërë, ama e respektova Kylianin dhe dëshirat e familjes së tij”, ka thënë ai.

Related posts

Fitoi të drejtën për të organizuar Kupën e Botës 2026, Trump uron punën e Federatës

Sadik.Autor

ASNJË HUMBJE NË 11 NDESHJE TË HUMBURA/ Erzeni i transformuar, “mbret” në merkato dhe… miqësore

Delo.autor

TRONDITET FUTBOLLI SPANJOLL/ Vdes në mënyrë misterioze talenti 12-vjeçar (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment