Futboll Seria A

Inter, Ausilio: Nuk ka kushte për Pastoren

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ka thënë se nuk ka kushte për të transferuar Pastoren nga Paris Saint Germaini.

Mesfushori argjentinas prej disa kohësh ka qenë i lidhur me një kalim te zikaltrit në formë të huazimit me të drejt blerje, por kjo duket se nuk është e mundshme.

“Nuk ka lajm për diçka. Ju jap realitet të qëndrueshëm dhe jo ëndrra. Duhet të punojmë. Ëndrrat nuk janë pjesë e punës tonë, ne po shikojmë gjëra serioze që Interi ka nevojë”.

“Pastore? Tani nuk ka kushte për atë apo ndonjë tjetër”.

“Ndërsa për Mauro Icardin, nuk i përgjigjëm gjërave që nuk ka nevojë për përgjigjeje”, ka thënë Ausilio.

Me shumë mundësi Pastore do të qëndrojë te PSG gjatë janarit duke shpresuar për më shumë minuta te klubi nga Parisi.

Aktualisht Interi është në vendin e katër me 44 pikë.

Related posts

Barcelona-Thiago Alcantara, lajm shokues nga Spanja

Sadik.Autor

Skuadra nga Premier League kërkon shërbimet e “yllit” të Lacios

Sadik.Autor

FITORE BINDËSE NË EUROPA LEAGUE/ “Blutë e Londrës” dhe Napoli me një këmbë në çerekfinale

Delo.autor

Leave a Comment