Futboll Premier League

Mourinho “hedh” poshtë çdo aludim, gjen “qetësi” në aspektin personal

Jose Mourinho është afër rinovimit të kontratës me Manchester United dhe ka “hedhur” poshtë çdo aludim lidhur me një largim të tij të mundshëm.

Sipas asaj që raporton “The Daily Telegraph”, Manchester United dhe Jose Mourinho janë afër arritjes së marrëveshjes për rinovimin e kontratës deri në vitin 2020, ajo aktuale skadon në vitin 2019.

Bisedimet për zgjatjen edhe për 12 muaj raportohet se kanë filluar muajin kaluar dhe se tashmë është arritur marrëveshja.

Në fillim të këtij muaji, Mourinho kishte thënë: “Do të largohem kur klubi dëshiron që unë të largohem, por nuk e ka ndërmend të largohem para se gjithash. Qëllimi im është të qëndroj, punoj dhe ta përmirësoj këtë ekip për ta rikthyer aty ku e ka vendin”.

Related posts

SPECIALE/ Festimi me shqiponjë: Ja futbollistët e huaj që janë “dashuruar” me këtë xhest

Isa.Autor

Emocionuese, lëshohet nga qielli parashuta me flamurin kuqezi dhe fotografinë e Vokrrit

Sadik.Autor

Varane: “Ëndërrojmë titullin, por në Botëror nuk ka asnjë favorit”

Isa.Autor

Leave a Comment