Futboll Kategoria Superiore Sport

“KËTU KA SERIOZITET”/ Sulmuesi Hebaj: E mbyllim sërish në majë, Teuta nuk refuzohet

Rubin Hebaj rikthe het në Durrës pas vetëm një viti larg kampionëve në fuqi. Sulmuesi shkodran u largua në mes të sezonit kur Teuta u shpall kampione, duke zgjedhur Shkëndijën e Tetovës. Por, pas 26 ndeshjeve të luajtura në kampionatin maqedonas dhe vetëm katër golave të shënuar, 23-vjeçari prishi marrëveshjen me tetovarët dhe menjëherë i tha “po” ofertës së kampionëve të Shqipërisë.

Prej tri ditësh ai po stërvitet nën urdhrat e trajnerit Edi Martini dhe do të jetë i gatshëm që në ndeshjen ndaj Kastriotit.

Në një intervistë për “Panorma Sport”, sulmuesi që ka luajtur edhe për Partizanin e Vllazninë në Superiore, tregoi pse pranoi të bëhej sërish pjesë e skuadrës durrsake.

Rubin, suksese në aventurën tuaj të re! Pse vendosët të riktheheni me Teutën?
Ju falënderoj për urimin! Të them të drejtën, gjëja e parë që më bëri të marr këtë vendim është serioziteti dhe projekti që ka klubi, pasi unë e njoh mirë ambientin në Durrës. Kjo më bindi që të bashkohesha sërish me Teutën. Shpresoj që gjithçka të shkojë mbarë për mua dhe ekipin në këtë eksperiencë të dytë këtu.

Pranuat menjëherë të ishit pjesë e Teutës apo jeni tunduar edhe nga oferta të tjera këtë periudhë pas largimit nga Shkëndija e Tetovës?
Po, sigurisht. Duke qenë se kam kaluar mirë dhe kam fituar edhe Kupën e Superkupën me Teutën, nuk mund të mendohesha dy herë. Këtu gjej një ambient ideal dhe për më tepër që i njoh mirë shokët e skuadrës. Besoj që së bashku mund të ecim përpara, duke bërë gjëra të mira.

Çfarë mund të japë Hebaj te Teuta në këtë rikthim?
Nuk dua të flas për numër golash. Do të shohim në fund të sezonit se çfarë mund të kem bërë. E rëndësishme është që jam i gatshëm të jap më të mirën për këtë klub.

Në skuadrën tuaj të re konkurrenca është jo e vogël për një vend në formacion. Ju tremb ky fakt?
Asnjëherë nuk më tremb konkurrenca. Mendoj se kjo është diçka pozitive për një skuadër si Teuta. Shpresoj të jap kontributin tim që ekipi të arrijë objektivin në këtë pjesë të mbetur.

Çfarë objektivash keni?
Në aspektin personal, dua të jap gjithmonë maksimumin në fushë për skuadrën. Me Teutën kam besim se do të arrijmë objektiva të rëndësishëm. Do të jemi në majat e futbollit shqiptar

Related posts

Në Madrid e mbajnë derën hapur/ Antonio Conte kërkon transferimin e Mauro Icardit

Isa.Autor

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Holandë-Çeki në “Puskas Arena”. Rezultati 0-2

Delo.autor

RAKITIC NË SUPER FORMË/ Stërvitje speciale me bashkëshorten e tij në plazh (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment