Futboll Premier League

Mourinho: Manchester United po “identifikohet” me Paul Pogba…

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, përshëndeti Paul Pogba dhe tha se profili i ekipit të tij po ndryshonte për t’iu përshtatur mesfushorit francez. Pogba krijoi dy gola, duke ia lehtësuar fitoren 3-0 Manchester United ndaj Stoke City në “Old Trafford”, në Premier League, të hënën. Francezi ndërkombëtar, 24 vjeç, kanë gëzuar një sezon të shkëlqyer, duke siguruar nëntë asiste dhe shënuar tre gola në 13 ndeshjet e luajtura në Premier League. Mourinho ishte plot falënderim për mesfushorin dhe tha se Manchester United mund të bëhet ekipi i Pogba.

“Ai ishte duke e qarkulluar topin fantastikisht mirë, me pasime të gjata, duke ndryshuar drejtimin dhe duke krijuar probleme për kundërshtarin, – tha portugezi. – Pogba kishte një ditë të shkëlqyer dhe, nëse do të kishte shënuar nga goditja e lirë në fundin e lojës, do të ishte me të vërtetë një shpërblim për të. Unë mendoj se është i lumtur me mënyrën se si po luan ekipi. Ai është i lumtur, sepse ekipi po ndryshon profilin dhe profili po shkon më shumë në drejtimin e tij”. Pasi Pogba ndihmoi Antonio Valencian dhe Anthony Martial, Romelu Lukaku vulosi fitoren e Manchester United dhe i zhvendosi “Djajtë e Kuq” 12 pikë prapa liderëve të Manchester City.

Related posts

Pallotta këshillon Milanin: Ja çfarë duhet të “vjedhin” kuqezinjtë nga unë

Isa.Autor

Low: Gotze është djegur, u pendova kur i thashë se duhet të tregonte se ishte më i mirë se Messi!

Sadik.Autor

Milan, Gattuso bën një ndryshim për Inter-in

Sadik.Autor

Leave a Comment