Futboll Premier League

Mourinho i shpall luftë Contes për të marrë yllin e Juventusit

Trajneri Jose Mourinho është gati të vijojë betejën me kolegun Antonio Conte, këtë herë jo në media dhe me fjalë fyese, por në merkato, pasi të dy kërkojnë të njëjtin lojtar, mbrojtësin e Juventusit, Alex Sandro. Skuadra e Chelsea ka kohë që ka shfaqur interes për mbrojtësin brazilian, i kërkuar me ngulm nga Conte, por United duket më konkret dhe është gati të investojë 53 milionë stërlina për lojtarin, shuma që kërkojnë bardhezinjtë.

Mbrojtesi i Juventusit, Alex Sandro

Mbrojtësi 26-vjeçar mund të largohet që në janar nga klubi italian dhe duket se Premier League do të jetë destinacioni i ardhshëm, me Chelsea dhe Manchester United që do të duelojnë fort për ta marrë. Mourinho dhe Conte kanë kohë që kanë nisur një betejë fjalësh mes tyre, e mbyllur së fundi me deklaratat se trajnerët nuk e respektojnë më njëri-tjetrin, madje përçmohen. Por tashmë beteja mes tyre do të njohë një tjetër etapë, ku të përfshira janë edhe klubet, ku më i forti do të marrë mbrojtësin juventin.

Related posts

Klubi detyrohet të “largojë” Luis Suarez nga stadiumi

Q.Autor

SYNON “REVOLUCION” NË MERKATO/ Agjenti i yllit të Milanit nis bisedimet me PSG

Delo.autor

ZYRTARE/ Kombëtaret ishin bërë gati, pezullohet pak ditë para fillimit kompeticioni i madh

Delo.autor

Leave a Comment