Futboll Premier League

Guardiola me Edersonin ka në dispozicion edhe dy taktika të forta (FOTO)

Pep Guardiola e ka shndërruar Manchester Cityn në një skuadër të frikshme duke shfaqur ndeshje të bukura që nuk i kemi parë ndonjëherë në Ligën Premier.

Por ata gjithashtu kanë dy taktika mahnitëse në arsenalin e tyre që rrallë kush i shfrytëzon në botën moderne të futbollit.

Portieri brazilian Ederson ishte transferuar për 37 milionë euro nga Benfica për të zëvendësuar Claudio Bravon.

Dhe një nga arsyet kryesore që Guardiola besoi në brazilian ishte aftësia e kontrollimit të topit me këmbë.

Në veçanti, pasimet e sakta nga një distancë prej rreth 80 metrave ka bërë që të jetë i pazëvendësueshëm në rolin e tij.

Por, edhe nuhatje e lëvizjes së lojtarëve kundërshtar dhe nisja e aksionit që nga porta e vetë, ka bërë që City të arrij suksese të jashtëzakonshme duke barazuar vetëm dy ndeshje kundrejt njëzet fitoreve dhe asnjë humbje në kampionat.

Mbrojtja dhe mesfusha e Guardiolës vijnë para portës së tyre dhe shkëmbejnë pasime me Edersonin për t’i tërhequr dhe vendosur kundërshtarët në kurth.

Se sa do të funksionojë kjo taktikë edhe në ndeshjen e sotme kundër Liverpoolit, mbetet për tu parë në ora 17:00.

Related posts

MALDINI FLET PËR GJITHÇKA/ Me Berluskonin dhe kinezët nuk merresha dot vesh

Isa.Autor

EVERTON-MANCHESTER UNITED/ Sigurdsson “ndëshkon” De Gean nga distanca, ja super goli (VIDEO)

Delo.autor

“JU PËRZË TË GJITHËVE”/ “Plas”në Itali. Napoli shet gjysmën e ekipit, mes tyre edhe Hysajn

F.autor

Leave a Comment