Futboll Seria A

Nagatomo nuk është i vetmi. Montela largon një tjetër lojtar nga Interi

Vetëm pak orë pas lajmit se Nagatomo do të transferohet nga Interi te turqit e Gallatasarajit, Marcelo Brozoviç duket se është lojtari i radhës që po bën gati valixhet te zikaltërit.

Sipas faqes së specializuar për merkaton, ‘gianluicadimarzio.com’, pasditen e sotme Brozoviç ka udhëtuar drejt hotelit “Melia”, qendra e merkatos italiane, për të diskutuar rreth detajeve të kontratës me spanjollët e Seviljes. Klubi në fjalë i ka ofruar Interit një shumë prej 25 milion eurosh, dhe pritet përgjigja nga stafi drejtues i zikaltërve. Afrimi i Rafinjas këtë fundjavë duket se e ka bërë Brozoviç që ta shohë veten në stol, prandaj po mendon një aventurë të re.

Para disa ditësh kanë qenë vetë italianët që ia kanë ofruar Brozoviç skuadrës së Seviljes për ta përfshirë në marrëveshje për mesfushorin Joakin Korrea, ofertë e cila u hodh poshtë nga spanjollët. Por duket se tani Vinçenco Montela mendon se mund të gjejë hapësira për lojtarin.

Gjatë merkatos së janarit në 2015, Inter afroi disa futbollistë mes të cilëve Shaqiri dhe Podolski dhe duket se Brozoviç do të ndjekë rrugën e tyre, duke u larguar pa lënë shumë gjurmë. Me fanellën e Interit, kroati shënoi 15 gola, shumë larg pritshmërive.

Related posts

TREGON MOMENTIN KUR CR7 HUMBI TË ATIN/ Tekniku Skolari: Sot s’mund të bëj gjë, kështu që…

Delo.autor

Vëllazërorja mbyllet në paqe, barazim mes Shqipërisë dhe Kosovës

Sadik.Autor

“Financial Fair-Play” sërish makth për Interin, pista Vrsaljko drejt rënies

Isa.Autor

Leave a Comment