Futboll Seria A

Napoli bën gjithçka për sulmuesin e Barcelonës, por nuk mungojnë alternativat

Që nga dita e djeshme, Cristiano Giuntoli ka mbyllu kapitullin Verdi, që refuzoi transferimin te Napoli, dhe po mendon për alternativat. Drejtori sportiv është i vetëdijshëm se trajneri Maurizio Sarri ka nevojë për një sulmues krahu, ashtu si ka kërkuar vetë ai. Janë tre lojtarët që mund të afrohen në “San Paolo”.

Alternativa e parë është Deulofeu, për të cilin ka ndërhyrë vetë presidenti De Laurentiis, i cili ka nisur kontaktet me Barcelonën.

Image result for lucas moura

Emrat e tjerë janë atë të Politano, edhe pse lojtari dëshiron të qëndrojë te Sassuolo dhe Lucas Moura i Paris SG, për të cilin flitet për huazim me detyrim blerja në fund të sezonit.

Nëse asnjë prej tyre nuk do të vijë te skuadra e Sarri, atëherë do të merret Inglese i Chievo. Në këtë rast lojtari do të mbyllte para kohe huazimin te Chievo, pasi Napoli e ka blerë që në verën e kaluar. Gjithsesi, duhet thënë se Deulofeu mbetet objektivi numër 1 i skuadrës që kryeson Serie A.

Related posts

Valencia – Real, notat e lojtarëve. Ronaldo më i miri

Q.Autor

Skedina që mund t’iu zbukurojë ditën! Mos i humbisni këto 5 parashikime

Q.Autor

“MA BO HALLALL, PO DO KTHEHEM NË TIRANË”/ Kërçiku ikën natën nga Ballshi dhe habit me SMS e tij

Delo.autor

Leave a Comment