Futboll Premier League

Juventus vihet në kërkim të anësorëve, ‘piketohet’ Darmian i United

Prej kohës, Juventus ka nisur të mendojë për të ardhmen e futbollistëve që do të aktivizojë në krah. Të paktën dy nga këta tre emra Lichtsteiner, Asamoah dhe Sandro do të largohen në verë. Ky skenar, sipas asaj që bën të ditur “Gazzetta dello Sport” e kanë detyruar drejtuesin e bardhezinjve, Marotta të mendojë për zëvendësuesit, sidomos duke ndjekur pistat e huaja.

Image result for matteo darmian

“Zonjës së Vjetër” i pëlqen Matteo Darmian, ndërsa do të rikthehet Spinazzola, ndërsa De Sciglio do të qëndrojë. Objektiv tjetër është Emerson Palmieri i Romës, që gjithashtu po ndiqet nga Chelsea. Kampionët e Italisë po ndjekin edhe tregun gjerman: Wendell i Leverkusen dhe Pavel Kaderabek i Hoffenheim. Në orët e fundit ka nisur të qarkullojë edhe emri i Santiago Arias, mbrojtësi i djathtë i PSV, teksa në listën e Marotta janë edhe emrat e Jose Luis të Valencia dhe Thomas Meunier, gjithnjë e më larg nga Paris SG.

Related posts

BOTËRORI/ Argjentina fiton ndaj Polonisë dhe pret tashmë Australinë! Meksika mund Arabinë Saudite, por nuk arrin dot kualifikimin

F.autor

VAZHDOJNË ME PËRFORCIMET E MËDHA/ Milan interesohet për dy lojtarët e Kombëtares italiane…

Delo.autor

“JA PSE ZGJODHA ROMËN”/ Mourinho: Kjo është deklarata ime e fundit deri kur të nis zyrtarisht punën

Delo.autor

Leave a Comment