Futboll Seria A

NAPOLI/ Sarri: Nëse luan kështu, mund të mos shënojë më kurrë

Maurizio Sarri ka qenë i kënaqur me fitoren e marrë kundër Verona-s. “Kemi krijuar shumë dhe nuk e kemi humbur kurrë përqendrimin, duke mos i lejuar asnjë hapësirë kundërshtarit”, ka thënë ai.

Më pas kanë ardhur elozhet për treshen Callejon-Mertens-Insigne: “Janë lojtarë që bëjnë diferencën dhe detyra jonë është t’i krijojmë kushtet më të mira të mundshme që ata të shprehin aftësitë e tyre. Agjërimi i Mertens? Nëse luan kështu, mund të mos shënojë për gjithë vitin, është vënë në dispozicion të ekipit”.

Në lidhje me luftën për titull dhe deklaratat e Massimiliano Allegri-t se do të duhen 96 pikë për ta fituar atë: “E dimë se Juventus e ka potencialin për të kaluar 90 pikët, ata kanë vite që fitojnë dhe kanë më shumë besim. Ne nuk e dimë nëse jemi në gjendje ta bëjmë këtë sepse nuk e kemi bërë kurrë më parë, duhet t’i marrim ndeshjet me radhë dhe më pas do të shohim ku do të arrijmë”.

Në fund, ka ardhur edhe një koment për merkaton: “De Laurentiis kërkon Callejon-in e ri? Nëse kërkon një që të jetë kaq i fortë dhe njëkohësisht i ri, do të duhet të shpenzojë shumë. Idealja do të ishte një lojtar me teknikën e Verdi-t dhe shpejtësinë e Deulofeu-t”.

Related posts

MOYES S’E DO AS NË STOL/ Broja përfundon në tribunë! Chelsea do të mirëpresë të padëshiruarin

F.autor

“NUK MUND TË…”/ Nga “çmenduria” kundër Barcelonës te “vrasësit” e Lyonit, Neuer paralajmëron Bayern

Delo.autor

Spanja ka zgjedhur, ish-trajneri i Barcelonës për të drejtuar kombëtaren

Isa.Autor

Leave a Comment