Futboll Seria A

Mirabelli: Bonucci dhe Donnarumma? Tifozët të jenë të qetë!

Në përfundim të ndeshjes së fituar ndaj Crotones me rezultatin minimal 1-0, drejtori sportiv i Milan, Massimiliano Mirabelli foli për “Premium Sport”, duke shuar disa dilemma në këtë fazë merkatoje, sikurse janë aludimet për largimin e Donnarumma dhe Bonucci:

“Tifozët mund të qëndrojnë të qetë në lidhje me Bonucci dhe Donnarumma, sa i përket merkatos. Kemi përzgjedhur dhe ndërtuar një skuadër thuajse tërësisht të re dhe duam të bëjmë të mundur që disa futbollistë të bëhen gjithmonë e më të rëndësishëm. Diçka në merkato do të ndodhë, por po punoj mbi të gjitha për ndonjë largim të mundshëm”.

Rezultate imazhesh për bonucci donnarumma

“Pavarësisht të gjitha vështirësive kemi mundur të qëndrojmë prezent në të tre objektivat sezonalë. Shoh një skuadër gjtihmonë e më të aftë për të përballuar ndeshjet në fushë. Sipas meje jemi ende shumë larg gjëndjes më të mirë. Por, duhet të them se Rino po punon në mënyrën më të mirë të mundshme për ta shndërruar këtë grup djemsh në një skuadër.

Duhet të vazhdojmë të punojmë për tu përmirësuar dhe rritur çdo ditë e më shumë”, deklaroi Mirabelli në lidhje me ecurinë sportive të Milan.

Related posts

Ndahet nga jeta/ Shokët e skuadrës i japin mundësinë “të shënojë” golin e fundit (VIDEO)

Isa.Autor

VLEN 1 MILIARD EURO/ Juventus i frikshëm, Sarri ka një armatë “ferri” nën urdhra (FOTO)

Delo.autor

KLAS DHE SPEKTAKËL/ Viktima e fundit e Walker është Danny Welbeck (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment