Futboll Seria A

Ndeshjet e prapambetura të Serie A/ Ja kur luhen Lazio-Udinese dhe Sampdoria-Roma

Kampionati italian do të kthehet me dy ndeshje të vlefshme për javën e 3-të dhe të 12-të të Serisë A, të cilat janë shtyrë për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Nesër në orën 18:30, Lazio do të presë Udinesen në shtëpi dhe do të ketë mundësinë të shkojë tri pikë larg Interit që mban vendin e katërt në renditje me 43 pikë, po aq sa bardhekaltrit.

Gjithsesi, lojtarët e Simone Izgahit nuk do ta kenë aspak të lehtë kundër një ekipi që po kalon një moment shumë të mirë forme dhe që ka marrë tri fitore dhe dy barazime në pesë ndeshjet të fundit të kampionat.

Ndeshja tjetër, e vlefshme për javën e 12-të, do të luhet në orën 20:45 mes Sampdorias dhe Romës.

Edhe kjo do të jetë një përballje shumë e luftuar, duke parë se të dy skuadrat janë në garë për një vend në Europë.

Vendësit mbajnë vendin e gjashtë në klasifikim me 33 pikë, ndërsa verdhekuqtë janë të pestët me 40 pikë. Në rast të një fitoreje, Roma do të kapte Interin në vendin e katërt.

Related posts

FORMACIONET ZYRTARE/ Surpriza në mbrojtje, Balaj titullar. Ja si rreshtohen Shqipëria e Uellsi

Isa.Autor

CHAMPIONS/ Liverpool triumfon me “POKER” në Belgjikë, Napoli mposht “përbindëshin” Haaland

Delo.autor

ZBULON PËRSE I DHA LAMTUMIRËN KLUBIT ANGLEZ/ Benitez tregon: Ja arsyet e largimit nga Newcastle

Delo.autor

Leave a Comment