Futboll Ligue 1

Neymar ‘masakrohet’ nga mediat, në sfond qëndron Reali i Madridit

Dëmtimi i lehtë në këmbën e djathtë ka detyruar yllin e PSG, Neymar të mos jetë i gatshëm për sfidën ndaj Lyon, por nuk është ky problemi kryesor. Braziliani përtej dëmtimit vazhdon të mbetet në qëndër të kritikave nga ana e mediave sportive dhe për zërat e merkatos që qarkullojnë rreth tij.

Ndërkohë sulmuesi përmes një postimi në Instagramin e tij ka lëshuar një mesazh të vështirë për tu dekriptuar. Në postim Neymar shkruan: “Mosha nuk është tregues i pjekurisë tënde, fjalët që thuhen nuk janë tregues i inteligjencës tënde dhe zërat që thuhen për ty nuk tregojnë se kush ti je.” Postimi i brazilianit deri diku mund të konsiderohet si sinajl i qartë se qëndrimi i tij në Paris po kthehet në monotoni.

Vërshëllimat e tifozerisë pariziene në drejtim të sulmesit në sfidën ndaj Dijon është një tjetër tregues se raporti nuk është nga më të mirët. Neymar mori përsipër egzekutimin e penalltisë, moment ky që nuk u prit mirë në shkallët e stadiumit, pasi dëshironin që te ishte Cavani ai i cili do ta godiste penalltinë.

Postimi në Instagram, vërshëllimat dhe Reali i Madridid. Këta të fundit po shijojnë situatën sepse interesi i tyre për të siguruar shërbimet e brazilianit nuk është më një sekret. 400 milionë euro gati për t’u shpenzuar vetëm që 25-vjecari të bëhet pjesë e galaktikëve.

Related posts

HYRJA E VRASËSE E PORTIERIT/ Sulmuesi tregon lëndimet e tij dhe bën shaka: Si ta shpjegoj në shtëpi? (VIDEO)

Delo.autor

“AI KA NDRYSHUAR GJITHÇKA”/ Legjenda Sacchi duartroket Italinë “dominuese” dhe i jep meritat Mancinit

Delo.autor

ARSENAL PAGOI 50 MILIONË EURO PËR THOMAS PARTEY/ I ati i djaloshit injoron keq Juventus dhe Chelsea me këtë deklaratë

Delo.autor

Leave a Comment