Futboll Ligue 1

Neymar shënon katër gola, por vërshëllehet nga tifozët e PSG për shkak të Cavanit

Neymar ka qenë i jashtëzakonshëm në fitoren 8:0 të skuadrës së tij ndaj Dijon në Ligue 1

Sulmuesi brazilian, Neymar duket se ende nuk e ka fituar zemrën e tifozëve të PSG-së, të cilët mbrëmë e vërshëllyen ani pse shënoi katër gola në fitoren 8:0 ndaj Dijon.

Në minutën e 83 u akordua penallti për PSG-në dhe Neymar e mori topin për ta ekzekutuar atë, çka irritoi tifozët në stadium, të cilët filluan ta vërshëllejnë.

Ata dëshiron që të shënonte Cavani, i cili kështu do të kalonte Ibrahimovicin si golashënuesi më i mirë në histori të skuadrës.

Pas ndeshjes kjo nuk i pëlqeu brazilianit, i cili menjëherë i nervozuar shkoi në zhveshtore, dukemos festuar në fushë me pjesën tjetër të skuadrës.

Related posts

Zidane: Do të ndodhte herët ose vonë, por është e papranueshme

Q.Autor

E pabesueshme: Ibrahimovic pranon 95% ulje page për të kaluar në MLS

Sadik.Autor

Barcelona sot bëhet me një qendërmbrojtës të ri

Q.Autor

Leave a Comment