Futboll Sport

KOMENTON MBI GJESTIN KUNDËR ARMENISË/ Flet Bonucci: E bëra sepse…

Gjesti i Leonardo Bonuçit në takimin që Italia zhvilloi ndaj Armenisë, shkaktoi një valë të madhe komentesh.

Mbrojtësi simuloi sikur lojtar armen, Karapetian, e goditi me bërryl, dhe ky gjest I Bonuçit I shkaktoi daljen me të kuq kundërshtarit të tij. Vetëm Karapetian, e quajti diçka të turpshme atë që kishte bërë mbrojtësi I Juves.

Por, ditën e djeshme për mikrofonët e “Rai Sport”, Bonuçi dha edhe komentin e tij mbi këtë veprim: “Më vjen keq që ai doli me karton të kuq për atë rast. Nuk e dija që mund të dilte me të kuq. Unë në fakt, kam një dëmtim në vetull, me dy të qepura. Kërceva bashkë me të, dhe në atë moment gjesti im ishte për t’u mbrojtur nga dëmtimi që kisha pranë syrit”.

Related posts

LIVE/ Derbi i Londrës: Mbyllet ndeshja Tottenham-Chelsea. Rezultati 0-1

Delo.autor

“DUAN LAVDI NË EVROPË”/ Mediat në ishull jehonë yjeve të Man.City: Gati për Anglinë

F.autor

Historike për Gjibraltarin/ Fiton në fushën e Armenisë edhe pse himnin ja ngatërruan

Isa.Autor

Leave a Comment