Futboll La Liga

Neymar i shpall luftë Barcelonës

Barcelona dhe Neymar do të përballet me një betejë ligjore, pasi ylli brazilian është duke kërkuar që ish-skuadra e tij t’ia paguajë pjesën e dytë të bonuseve të rinovimit të kontratës, që kap vlerën 30 milionë euro.

Kur klubi katalan mësoi se braziliani kishte për qëllim të transferohej në Paris Saint-Germain verën e kaluar, vendosi të mos ia paguante pjesën e dytë të bonuseve në rinovimin e kontratës, e cila do të duhej ta mbante Neymarin në “Camp Nou” deri më 2021, transmeton Express.

Drejtuesit e Barçës besonin se vendimi i tij për t’u transferuar në Francë i kishte shkelur kushtet e marrëveshjes.

Edhe pse i mbanë paratë në bankë, në rast se ai do të vendoste të qëndronte, kalimi i tij në Ligën 1 franceze nënkuptoi se pagesa prej 30 milionë nuk do t’i paguhej.

Tani, Neymar është duke i kërkuar këto para përmes gjykatës, raporton El Mundo, dhe nëse braziliani e fiton betejën ligjore, atëherë totali që Barcelona do ta paguajë për katër vitet e Neymarit në “Camp Nou” do ta tejkalojë shifrën 230 milionë euro.

Barcelona, megjithatë, është kundërpërgjigjur me ankesën e saj ndaj Neymarit, në vlerë 75 milionë euro, bazuar në përfitimet e lojtarit nga kontrata e rinovuar, plus dëmet.

Related posts

Yllin që e duan Barcelona, Bayerni dhe Arsenali, po e transferon Manchester City

Sadik.Autor

Muller mundohet të rrisë optimizmin tifozëve gjerman: Kini besim tek ne

Isa.Autor

EDY REJA TREGON LISTËN/ Flet për dy sfidat e tetorit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment