Kategoria Superiore Shqipëri

Xhejms “likujdon” durrsakët, Skënderbeu prek gjysmëfinalet

Teuta-Skënderbeu 0-2
Golat: Xhejms 35’, 76’
Teuta: Moçka, Gjeorgjievski, A.Bilali, Hrkac, Alhasan, Mustafov (Shehi 85’), Hila, Beqja (Peqini 78’), Çyrbja, Karimi (De Marki 48’), Amadu. Trajner: Stavri Nica
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli (Dita 76’), Aliti, Jashanica, Mici, Osmani, Nimaga (Krasniqi 87’), Lilaj, Gavazaj, Vila, Xhejms (Gripshi 79’). Trajner: Ilir Daja.
Gjyqtar: Ardian Beqiri
Kartonë të verdhë: Cyrbja

U luajtën dy ndeshjet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, ndërsa dy të tjerat do të startojnë në orën 17:00, Flamurtari-Partizani dhe Tirana-Kukësi. Duke nisur nga ora 14:00, Teuta priti në shtëpi Skënderbeun, ndërsa Laçi pati mysafirë gjirokastritët. Me fitoren 3-0, bardhezinjtë e presin të qetë kthimin në Gjirokastër, dukshëm më të favorizuar për të ecur më tej në këtë kompeticion kombëtar, të cilin e kanë fituar dy herë. Sa u takon ballafaqimeve të ezauruara tashmë, edhe juglindorët e Ilir Dajës kanë bërë një hap të madh për në raundin tjetër, me epërsinë 2-0 në Durrës. Pavarësisht se Sabien Lilaj ka gabuar në minutën e 24-t nga pika e penalltisë, teksa goditi shtyllën e portës së Moçkës, ka qenë Xhejms, ai që ka zhbllokuar rezultatin në “Niko Dovana”. Kjo ka ndodhur kur kronometri i kryesorit Beqiri shënonte minutën e 35-të. Më parë, në minutën e 29-të, Hërkaç do të trondiste traun e portës së Orges Shehit, duke “flirtuar” me golin. Pjesa e dytë është më e kujdeshme për miqtë, ndërsa Teuta e shton forcën ofensive. Trajneri Nica i orienton të tijtë drejt gjysmëfushës korçare, për të barazuar. Përpjekjet e bregdetarëve janë të shtuara, por u mungon rrjedhshmëria në aksione dhe finalizim. Atë që nuk e bëjnë vendësit, e përsërit Xhejms në minutën e 76-të, kur dyfishon shifrat dhe “gjunjëzon” përfundimisht “djemtë e detit”. Minutat kalojnë dhe fundi i lojës “vulos” fitoren 2-0 të kuqebardhëve, e cila merr më tepër vlera, sepse arrihet në transfertë.

Related posts

ÇËSHTJA E RINOVIMEVE/ Ja kur nisin negociatat e drejtuesve me dy titullarët e padiskutueshëm të Partizanit…

Delo.autor

SKËNDERBEU-BYLIS/ Pas një asist fantastik nga Imami, Mensah zhbllokon sfidën për korçarët (VIDEO)

Delo.autor

6 DITË PAS TRANSFERIMIT NË KAMPIONATIN POLAK/ Shkëlqeu në stërvitjen e parë, Muçi merr lajmin e mirë nga trajneri i Legias

Delo.autor

Leave a Comment