Futboll La Liga

Neymar te Real Madrid, dëshiron transferimin e Griezmann dhe Hazard

Neymar është i gatshëm t’i bashkohet Real Madridit, nëse ky i fundit i transferon edhe Antoine Griezmannin dhe Eden Hazardin, sipas Diario Gol.

Ylli i Paris Saint-Germain thuhet ta ketë bërë të qartë se nuk dëshiron të luajë me lojtar si Harry Kane dhe Mauro Icardi, të cilët janë lidhur me një kalim në Madrid, po ashtu, transmeton Express.

Mundësia për t’u bashkuar me Griezmann dhe Hazard është e mjaftueshme për ta joshur superyllin brazilian të kthehet në Spanjë te rivali i dikur skuadrës së tij, Barcelonës.

Për më tepër, thuhet se Neymar nuk ndihet rehat në zhveshtoren e PSG-së.

Verën që lamë pas, Neymar kaloi nga Barça në PSG për një shumë rekord 222 milionë euro.

Related posts

MBI TRANSFERIMIN E GRIEZMANN/ Presidenti i Atleticos: Nuk besoj që tifozët do ta falin

Delo.autor

ZGJEDH MES REAL MADRIDIT DHE “DJAJVE TË KUQ”/ Christian Eriksen vendos të ardhmen e tij tek…

Delo.autor

FITORJA NDAJ PARTIZANIT PËR CONFERENCE LEAGUE/ Trajneri i Baselit: U përgjumëm pas golit të dytë

Delo.autor

Leave a Comment