Futboll La Liga Sport

Pique: “Bëj faulla sa të duash, nuk ju jep të verdhë”

Gerard Piqué u përpoq që me ironi të ngacmonte lojtarët e Real Madrid në minutat e fundit të “Klasikes”. Kamerat e kanë kapur mbrojtësin e Barcelonës duke iu drejtuar mesfushorit Casemiro me fjalët: “Bëj faulla sa të duash sepse arbitri nuk ju jep të verdhë”.

Casemiro nuk ia vuri shumë veshin, por u duk që u bezdis nga këto komente. Edhe në tunelin që të nxjerr në fushë, Pique kishte ngacmuar mbrojtësin Nacho, duke i thënë që nëse Barcelona nuk do të jetë shumë pikë përpara Realit, e ka të vështirë të fitojë tituj, pasi nuk e lënë arbitrat.

Pique i ngacmoi kundërshtarët pasi arbitri i Barça-Real ndëshkoi me karton të kuq Sergi Roberton në fundin e pjesës së parë.

Related posts

KAKA/ “Është e padrejtë të fajësosh Neymar për dështimin e Brazilit”

Isa.Autor

Kërkesat e Iranit, Fadil Vokrri zbulon pse u anulua miqësorja

Sadik.Autor

Barcelonës i duhet durim pa fund ndaj rendit dhe disiplinës taktike të Romës

Sadik.Autor

Leave a Comment