Futboll La Liga

Neymar te Real Madrid, gjithçka vendoset nga Ronaldo

Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet në fund të sezonit. Manchester United është destinacioni, që ai dëshiron. Real Madridi nuk do të ndikohet në largimin e tij nga oferta ekonomike, por do të vërë një kusht: portugezi ikën vetëm po të vijë Neymar. Situata ishte e ngjashme verën e kaluar, por në atë rast protagonisti ishte Mbappé.

Nëse sulmuesi francez do të kishte ardhur në “Bernabeu”, Real Madridi do të hapte derën për CR7. Kur Mbappé zgjodhi PSG-në, Real Madridi “shtrëngoi” Ronaldon, me premtimin e rritjes së ndjeshme të rrogës. Pikërisht ky angazhim i paplotësuar i Florentino Pérez, duke shtuar rrethana të tjera, ka qenë shkaktari që ka bërë që Cristiano të dëshirojë të largohet nga Real Madridi. Megjithatë, klubi madrilen duket se ka plane të tjera për portugezin.

Florentino Perez duhet të bindë presidentin e PSG-së për Neymar, operacion që është shumë i komplikuar, sa edhe vetë Nasser Al Khelaifi tha kohët e fundit tha se destinacioni i sulmuesit brazilian në “Bernabeu” është i pamundur. Por, presidenti i Real Madridit ka një as nën mëngë: Cristiano Ronaldo.

Siç është raportuar nga “Stringer” në RVV, më 14 janar, presidenti i “Los Blancos” synon të miklojë homologun e tij të PSG-së, duke përfshirë edhe yllin portugez si monedhë për nënshkrimin e Neymar. Natyrisht, qëllimi i supozuar i Real Madridit është për të zvogëluar nënshkrimin e Neymar, por ka bërë më shumë se sa të zgjerojë dëshirat e portugezit për të ndryshuar ajrin.

Related posts

Zbulohet kontrata e re për Buffon te Paris SG

Sadik.Autor

RRËFEN NJË EPISOD SHOKUES/ Ish-mesfushori i Ajaxit: Putha Ibrahimovic në buzë, ja çfarë bëri ai më pas…

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Piatek drejt transferimit tek gjigantët e Premier League…

Delo.autor

Leave a Comment