Futboll

“Neymari dhe Ronaldo mund të luajnë së bashku”

Predrag Mijatovic ka folur për Neymarin, për spekulimet që e lidhin sulmuesin e PSG-së me Real Madridin.

Predrag Mijatovic nuk sheh asnjë arsye se pse Neymari dhe Cristiano Ronaldo nuk mund të luajnë së bashku në Santiago Bernabeu, teksa ish-sulmuesi i Los Blancos ka vetëm fjalë të mirë për yllin e Paris Saint-Germain.

Neymar u transferua në PSG gjatë verës që lamë pas për 222 milionë euro, por nuk duket i lumtur me jetën në Francë – që madje u vërshëllye edhe nga tifozët në sfidën e fundit, duke rritur edhe më shumë spekulimet se mund të largohet gjatë verës për t’u kthyer në Spanjë.

Raportohet vazhdimisht se nëse Neymar transferohet në Madrid, atëherë Ronaldo do të largohet – por fituesi i Champions League me Realin më 1998, Mijatovic, thotë se braziliani mund të “lulëzoi” përkrah portugezit.

“Personalisht, e dua Neymarin si lojtar”, Mijatovic tha për Marca. “Ai është magjik dhe do të kishte fituar zemrat e shumë tifozëve të Realit, apo ndoshta pothuajse të gjithëve”, u shpreh Mijatovic.

“Nëse ekziston mundësia për ta transferuar, do të jem personi i parë që them po, por nuk e di nëse është e mundur”.

“Nëse Neymari ka qenë në gjendje të shkojë mirë me Messin, atëherë nuk shoh asnjë arsye që të mos shkojë mirë edhe me Ronaldon”, theksoi mes tjerash Mijatovic.

Related posts

Luigi Sorrentino: Musa Barroë është një fenomen

Sadik.Autor

Te Kosova ia marrin këngës, festë “e çmendur” pas kualifikimit historik (VIDEO)

Isa.Autor

BARCELONA PAGUAN KLAUZOLËN PËR GRIEZMANN/ Ja çfarë shkruajnë 7 mediat e mëdha

Delo.autor

Leave a Comment