Futboll Sport

RUSI 2018/ Angli-Belgjikë, kartonët mund të përcaktojnë fituesin

Anglia dhe Belgjika janë dy prej skuadrave më cilësore të Kupës së Botës dhe të enjten në mbrëmje do të përballen për të përcaktuar fituesin e Grupit G. “Tre Luanët” dhe “Djajtë e Kuq” do të përballen për herë të parë në një Botëror, në 28 vitet e fundit.

Belgjika dhe Anglia kanë realizuar 11 gola në total, në ndeshjet e dyta të grupit, por në shtatë nga nëntë ndeshjet e fundit të Anglisë janë realizuar më pak se 3 gola për ndeshje. Anglezëve u duhet një gol për të shkuar në nëntë realizime në tri ndeshjet e para të Kupës së Botës, që do të ishte një rekord për ata.

Këto dy përfaqësuese janë ndeshur dy herë të tjera në Kupën e Botës. Sfida e parë, e luajtur në 1954-ën, ka prodhuar një barazim 4-4, ndërsa ka qenë David Platt ai që i ka dhuruar fitoren anglezëve në kohën shtesë të çerekfinales së luajtur në Itali ’90.

Në 21 përballjet e zhvilluara në të gjitha kompeticionet, Anglia ka humbur vetëm një ndeshje (3-2, në maj të 1936-ës). Në rast se ndeshja mbyllet në barazim, fituesi do të përcaktohet nga kartonët e marrë nga lojtarët e dy ekipeve. Në rast të një barazim edhe në numrin e kartonëve, fituesi i grupit do të përcaktohet me short.

Anglia është në avantazh për sa i takon kartonëve të marrë, me dy të tillë kundrejt 3 të belgëve. Ndërkohë, kjo ndeshje mund të jetë një reklamë për Premier League. John Stones do të kërkojë të ndalë shokun e tij te Manchester City, Kevin de Bruyne.

Jese Lingard dhe Romelu Lukaku, shokë skuadre tek United, do të sfidohen për golat e shënuar. Në fund, Harry Kane mund të ketë përballë shokët e tij të ekipit te Tottenham, Toby Alderweireld dhe Jan Vertonghen.

Shifra dhe Fakte
– Tetë golat e shënuar deri tani, janë një rekord për Belgjikën në tri ndeshjet e para të Kupës së Botës.

– Në të dy ndeshjet e luajtura nga Belgjika dhe Anglia në këtë Botëror, janë realizuar 3 ose më shumë gola.

– Kane ka shënuar 13 gola në nëntë ndeshjet e fundit që ka luajtur si titullar me Anglinë.

 

Related posts

PAS BARAZIMIT NË DERBI/ Trajneri Gega: Fusha tregoi që kishim probleme, kjo ishte…

Delo.autor

MË NGATËRRONTE EMRIN/ Lorik Cana zbulon si e quante Ronaldinho (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ BONUCCI i bashkohet Juventusit, zbardhen detajet e kontratës së re

Isa.Autor

Leave a Comment