Futboll Ligue 1

Nga Monaco te Maribor-i, të rinjtë shqiptarë në “lupë”

Fati i madh është që të rinjtë shqiptarë mund të provojnë veten e tyre që në moshë të re me bashkëmoshatarët nga vendet e ndryshme të Europës. Ëndrra për t’u larguar nga Shqipëria dhe për t’u transferuar në një kampionat më të mirë është synimi i të gjithëve.

Provat e radhës për të rinjtë shqiptarë do të zhvillohen në Itali, Francë dhe Slloveni. Futbollistët e rinj që u provuan në Itali ishin në vëmendjen e Akademive dhe ekipeve të para nga Seria A, B dhe C. Testet u zhvilluan në qytetin e Riminit në Itali. Shqiptarët që u provuan në Itali ishin Markelo Nasto, sulmues i Apolonisë U-17; Gabriel Cehu, Akademia “Pepa”, Elbasan; Erik Kondaj nga kampionatet italiane dhe Moreno Biba nga kampionatet greke të futbollit.

Provat e radhës për të rinjtë shqiptarë do të jenë në Francë. Fabian Shuli iPartizanit, Edon Marku i Dinamos dhe lojtari Aulant Krasniqi nga Peja do të kenë mundësinë të tregojnë veten. Provat për këta futbollistë do të zhvillohen në qytetin e Nice-s. Klubet që do të vëzhgojnë këta futbollistë janë Nice, Monaco, Bastia.

Shqiptarët e rinj do të provohen edhe në Slloveni. Ekipet e Maribor, Domzale dheGorica do të vëzhgojnë Taulant Sokolin e Partizanit, Fatos Kreminin e Skënderbeut dhe Aleksandër Muharemin. Në këto prova ndikoi menaxheri shqiptar Andi Zorbasë bashku me agjencinë e tij “Zorba FiFA Menagement”. /EDS/

Related posts

GJERMANI-SPANJË/ Werner mposht portierin De Gea me një “predhë” dhe zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

HUMBJA NDAJ TOTTENHAM/ Spalletti: Mund të kishim guxuar më shumë, ja kush është thembra jonë e Akilit

Isa.Autor

ARRIHET MARRËVESHJA/ Ylli francez do të luajë me “Djajtë e Kuq” për…

Delo.autor

Leave a Comment