Bundesliga Futboll Premier League

Çmendet Arsenali, 59 milionë euro dhe Oliver Giroud për Aubameyang

Arsenali duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga sulmuesi afrikan i Borussia Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang.

Pas largimit të kilianit Alexis Sanchez, Topcinjtë, kërkojnë të gjejnë zëvëndësuesin e tij dhe kanë pikasur pikërisht afrikanin si alternativë për repartin ofensiv.

Arsenali më parë kishte ofruar 50 milionë euro për Aubemayang por Borussia kishte refuzuar ofertën e tyre.

Tashmë 59 milionë euro dhe sulmuesin Giroud si huazim deri në fund të këtij sezoni është oferta e fundit që gjendet në tavolinën e Dortmundit.

Këta të fundit kërkojnë afro 70 milionë euro për kartonin e sulmuesit nga Gabonia, por janë duke menduar seriozisht për të ulur pretendimet e tyre.

Diçka e tillë duket se do të kënaqte edhe sulmuesin francez të Arsenalit, Giroud, i cili kërkon të aktivizohet më shumë për të shpresuar një biletë për në kampionatin botëror.

Nga ana tjetër Aubemeyang  duket se ka arritur marrëveshjen me klubin e Arsenalit, ku do të përfitojë 170 mijë paund në javë.

Ai e ka shprehur hapur dëshirën e tij për të lënë Dortmundin dhe për t’u transferuar në Londër. Çështja është shumë pranë zyrtarizmit.

Related posts

PRET NJË TJETËR AFRIM NË KLUB/ Laçi gati akordin me mesfushorin që e mbylli me Bylisin, ja emri…

Delo.autor

ZYRTARE/ UEFA zbulon topin e ri të Champions League (FOTO)

Delo.autor

Rikthehet SUPERLIGA, zbuloni përballjet e javës së 34-të të kampionatit për ditën e sotme

Sadik.Autor

Leave a Comment