Futboll Seria A

Nga Seedorf te Ranocchia, këto janë blerjet më të shtrenjta të dimrit në Itali

120 milionë euro, plus 40 si bonus. Ky është çmimi që Barcelona ka paguar pak ditë më parë për Philippe Coutinho. Ky janar ka qenë i pazakontë në Europë: 16 gradë në Tiranë, 80 milionë në Southamtpon. Kjo është shuma që Liverpool ka paguar për të siguruar shërbimet e Virgil van Dijk, i cili është bërë dhe mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollit. Por, ndërsa në Spanjë dhe Angli vazhdojnë akoma fishekzjarrët, në Itali qielli është i pastër. Aty jetojnë me kujtimet. Më poshtë janë renditur blerjet më të shtrenjtë të historisë së merkaton së dimrit në Serinë A.

SEEDORF – Holandezi ka qenë protagonisti i operacionit më të shtrenjtë në merkaton e dimrit italian. Marcello Lippi e ka marrë në telefon, teksa ai ishte me pushime për të festuar ardhjen e mijëvjeçarit të ri. “Do të luash mbrapa krahëve të Vieri-t dhe Ronaldo-s”. Përgjigja: “Për pesë minuta jam gati”. Ka zbarkuar në Milano për 50 miliardë lireta (25 milionë euro) dhe ka luajtur me zikaltrit për dy sezone e gjysmë. Në verën e 2002-it është shitur te Milan-i i Carlo Ancelotti-t.

ADRIANO – Në vendin e dytë është një tjetër ish-lojtar i Inter. “Perandori” është kthyer në 2004-ën në Milano për 23 milionë euro, pas dy viteve të kaluar mes Firences dhe Parmës. “Jam i lumtur që u ktheva në shtëpi. Me Inter do të kem mundësinë të bëhem një lojtar i madh”. Me zikaltrit fitoi tre kampionate, tri superkupa dhe dy kupa, por braziliani mund të ishte bërë akoma më i madh. “E kemi pritur si një vëlla dhe e kemi mbrojtur. Unë dhe Cordoba kalonim mbrëmjet duke i thënë se mund të bëhej më i madhi. Kemi dështuar, nuk kemi arritur ta shkëpusim nga depresioni”, ka kujtuar Javier Zanetti. Një koncept që është mbështetur edhe nga Ibrahimovic: “Kam luajtur me më të mirët, por asnjë si Adriano”.

NAKATA – 35 miliardë (18 milionë euro) dhe vendi i tretë i podiumit për Hidetoshi Nakata. Firma në çekun e prerë ka qenë e Franco Sensi-it, ish-presidenti i Roma-s në dimrin e vitit 2000. 18 ndeshjet dhe 3 golat e realizuar në gjysmën e dytë të sezonit i kanë siguruar një vend në atë pasardhës. Që ka qenë i veçantë. Më 6 majin e 2001-it, në Torino, është luajtur sfida për titull dhe Nakata ka ngushtuar diferencat në 2-1 në minutën e 80-të dhe në minutën e 91-të ka lëshuar një tjetër predhë drejt portës, me Va nder Sar që nuk ka arritur ta ndalë topin që ka përfunduar në këmbët e Montella-s, i cili ka fiksuar shifrat në 2-2. Në qershor Roma është shpallur kampione e Italisë për herën e tretë në histori.

BALOTELLI – Mesditën e 30 janarit Balotelli ka zbarkuar në Malpensa dhe është bërë një lojtar i ri i Milan. City ka marrë 23 milionë euro. Fillimi ka qenë shumë mirë: dy gola në debutim kundër Udinese, gol kundër Cagliari-t dhe Parma-s. Në fund të sezonit ndeshjet kanë qenë 13 dhe golat 12, që kanë ndihmuar kuqezinjtë të arrijnë vendin e tretë në renditje dhe kualifikimin në Champions League.

RANOCCHIA – Vendi i pestë i renditjes mbahet nga qendërmbrojtësi zikaltër, i blerë për 18,5 milionë euro në dimrin e 2011-ës nga milanezët. Ranocchia është transferuar te një skuadër e mbushur me kampionë dhe që vinte nga “tripleta” e 2010-ës. Menjëherë titullar, në kampionat dhe Champions. Ka rezistuar gjashtë muajt e parë, më pas ka humbur në periudhën e errët të Inter-it, duke mos arritur të gjejë vazhdimësi në paraqitjet e tij.

Related posts

Rusi 2018/ Menaxherët po tentojnë të ndikojnë në listat e Botërorit

Sadik.Autor

LIVE/ Liga e Kombeve: Izraeli barazon Skocinë, Portugalia thellon ndaj Polonisë

Isa.Autor

MIQËSORE/ Bayern nis me një humbje befaseuse aventura e trajnerit Nagelsmann

Delo.autor

Leave a Comment